#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, meshkujt që grimohen tashmë një realitet?!

Në episodin e 15-ë të #thuajemepepsi u fol vetëm trendet e make-up-it ku nuk u la përmendur fakti se edhe meshkujt po bëhen pjesë e rëndësishme e tij.

Nëse klikoni në knalin e Youtube mund të shihni djem të moshave të ndryshme të cilët aplikojnë make-up duke filluar që nga rregullimet minimale në fytyrë e deri tek grimi profesional. Meshkujt që janë pjesë e televizioneve detyrimisht përdorin produktin e fondatinës për të mbuluar defektet që mund të kenë në fytyrë apo thjeshtë për t’u dukur më të rregullt e të paraqitshëm në ekran.

Moderatorja Dojna Mema dhe e ftuara e kësaj puntate, grimierja Françeska Sageri diskutuan edhe për raste të veçanta ku djemtë i shihni të grimuar në jetën e përditshme, shumica e të cilëve përdorin make-up për të fshehur papastëritë në fytyrë. Sageri ka theksuar se ky trend i ri, megjithëse i vështirë për t’u pranuar, është diçka mëse normale.

Ajo u shpreh se grimi nuk ka gjini, ashtu siç përdoret nga gjinia femërore mund të përdoret edhe nga gjinia e kundërt, madje ka firma të famshme si ajo e Tom Ford të cilët kanë prodhuar një linjë make-up-i posaçërisht për meshkujt.

Ky trend që po bën zhurmë në media e më së shumti në rrjetet sociale pritet po përhapet çdo ditë e më shumë. Pas disa vitesh, gjasat janë që ç’do mashkull sikurse femrat të shfaqen të grimuar deri në detaje edhe në jetën e përditshme. Në fund të fundit grimi është thjesht një art dhe gjithkush që e përdor atë nuk duhet të paragjykohet.