#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, për herë të parë Kaçinari pranon: “Po, e kam gjetur vajzën që ka Sweet Cruelty”

Edhe pse ka 4 muaj që projekti i tij “Sweet Cruelty” është publikuar, kjo prurje është prezatuar për herë të parë në emisionin #thuajemepepsi si një ndër këngët shqiptare që përfaqëson më mirë rrymën ‘metal’.

Muzika dhe teksti i “Sweet Cruelty” janë kompozuar nga vetë Gjergj Kaçinari dhe shumë fansa janë të mendimit se ai është frymëzuar nga grupi “HIM” në krijimin e kësaj kënge. Ky projekt i cili shoqërohet edhe me një videoklip flet për një vajzë e cila ka rrëmbyer zemrën e këngëtarit me ëmbëlsinë dhe mizoritetin që ajo përçon, detaj ky që kuptohet menjëherë edhe nga titulli.

Ajo çfarë shumë fansa të tij, e më shumti vajzat, duan të dinë është nëse këngëtari e ka gjetur vajzën të cilën e përshkruan në këngë si të ëmbël dhe njëkohësisht mizore e përgjigja e tij është pozitive.

“Po, e kam gjetur vajzën që ka Sweet Cruelty”, është përgjigjur Kaçinari duke theksuar se është në një lidhje të lumtur e serioze.