#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Sara Kapo: “Dua të bëhem tatuatore”

Atë e kemi parë si aktore dhe moderatore dy nga pasionet e saj më të vyera por këtë herë Sara Kapo na ka treguar edhe për një pasion të tretë të cilin mund ta ushtrojnë si profesion në të ardhmen.

Sara ka zbuluar për dëgjuesit e #thuajemepepsi se një ndër dëshirat e saj është të bëhet tatuatore. Vajza e cila numëron rreth dhjetë tatuazhe në trupin e saj është shprehur se vazhdon studimet për art dhe dizajn të cilat do ta ndihmojnë atë të mjeshtërojë punimet e tatuazheve.

Ajo ka treguar se ka punuar disa tatuazhe por që momentalisht nuk është mjaftueshëm e plotësuar në këtë aspekt dhe se ka akoma për të mësuar. Sara është e vendosur se në të ardhmën do të shndërrohet në një nga tatuatoret më të talentuara në shqipëri.