#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, shpërthen Sara Kapo: “Po mirë, shkove në Ibiza, po një TV të ri nuk e bleve?!”

#thuajemepepsi këtë të mërkurë u fokusua në diskutimin e trendeve më të famshme të Instagramit ku mijëra foto postohen çdo ditë, shumë nga të cilat konsiderohen te papërshtatshme apo të pakuptimta.

E ftuar krah Dojna Memës ishte një ndër vajzat më modeste dhe mendjehapura të showbizit shqiptar, Sara Kapo. Si çdo i ftuar tjetër edhe Sara ka diskutuar mbi temën duke dhënë mendimin e saj nëpërmjet pyejteve që i janë drejtuar.

Një nga trendet më të famshme të instagramit janë edhe ato foto në dukje artistike të cilat shfaqin të mirat materiale të të rinjëve si; bizhuteri luksoze, makina të shtrenjta, pushime në vende ekzotike. Sa i përket këtyre fotove, Sara mendon se janë postime boshe dhe ata individë të cilët investojnë në gjëra materiale që i shfaqin në instagram, janë njerëz të pasigurt emocionalisht.

Sipas Sarës, varfëria i ka bërë djemtë dhe vajzat shqiptare të sakrifikojnë ndjenjat e tyre për të përmbushur anën materiale të cilat më pas i shohim në instagram. Vajza me çanta të bukura dhe djem me ora të shtrenjta dhe pushime luksoze. Për të gjithë këta, vajza e Ema Andreas ka një mesazh.

“Po mirë mo, shkove në Ibiza, po një TV të ri nuk e bleve?!” Ajo çfarë Sara do të transmetojë me këtë frazë është që të rinjtë shqiptarë duhet të investojë në gjërat e nevojshme si shkolla, puna, nevojat bazike të cilat janë shumë të rëndësishme. Si djemtë ashtu edhe vajzat duhet të shkëputen nga mania e postimeve të këtij lloji që sot ne i quajmë trende të famshme.