#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, të rinjtë shqiptarë zbulojnë hitet verore më të pëlqyera dhe ato më pak të pëlqyera

Këtë herë në #thuajemepepsi tema e cila u diskutua lidhej me hitet verore më të pëlqyera dhe ato me pak të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë sa i përket këtij viti.

Shumë komentues por edhe intervistues kanë treguar këngët e tyre të preferuara për stinën e verës, ato më pak të preferuara por edhe këngët të cilat edhe pse kanë vite që janë publikuar janë rrënjosur në memorien e tyre.

Rihanna me “Wild Thoughts” duket se zë vendin e parë si kënga më e bukur e momentit për këtë sezon veror. “New Rules” e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa është gjithashtu një ndër më të dëgjuarat kjo për faktin se ka vetëm pak javë që është lançuar në tregun muzikor.

Sa i përket hiteve shqiptare Era Istrafi me “BonBon” vazhdon të dëgjohet si ditën e parë që është publikuar po ashtu edhe hiti i DJ Dalool dhe Ardjan Bujupit, “Na Jena Njo”

Projektet më pak të pëlqyera sipas mendimit të të rinjëve shqiptarë janë “Despacito”, “Benzina”, “Ciao” e Enca Haxhia apo Stresi me “Fake Love”.