Aktualitet

Tiranë/Shisnin drogë pranë shkollave e në lokale nate, 20 në pranga e 10 në kërkim!

Antidroga e Tiranës zhvilloi një operacion, ku u lëshuan 30 masa arresti me vendim gjykate. Mësohet se deri tani janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë, 5 të tjera u komunikuan në qeli, pasi ishin kapur më herët. Eshtë fjala për një grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Hetimet kanë nisur që në muajin janar.

Emrat e të arrestuarve: 

Rei Ramushi,

Emiljano Birja,

Abdullah Zyberi,

Albjo Shkira,

Kevin Nazari,

Amarildo Jashari,

Florjan Çepa,

Ibez Zebi,

Florjan Miha,

Erol Bardhoshi,

Andrin Bajraktari,

Emiljano Maksutaj,

Hamza Firi,

Albi Bulku,

Maringlen Kolaj,

Armando Disha,

Klodjan Lena,

Altmir Mustafaraj,

Gentjan Agaj,

Flori Lime

Policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, si dhe 100 doza kanabis. Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj:

U godit një grup që shpërndante kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshëm të Tiranës afër shkollave e në lokale nate. Policia ka zhvilluar operacionin për goditjen e grupeve kriminale. Në vijim të operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve dhe në vijim të dy megaoperacioneve “Tempulli”, në muajin janar kanë referuar materialet në prokurori.

Pas një hetimi 4 mujor u siguruan prova ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve. U organizua dhe u finalizua faza e tretë të Tempullit, u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për të arrestuar më parë, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë. Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas për të cilët u caktua “Arrest me burg”. U sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefonë celularë e 5 automjete.

Vocaj u pyet nga gazetarët edhe për rastin e goditjes së drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Vocaj tha se është një rast që po e heton Prokuroria.

Lidhur me këtë ngjarje, është e vitit të kaluar. Strukturat e hetimit të Komisariatit nr. 1 kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale. Materiali u referua nga Prokuroria dhe ka nisur hetim për goditje për shkak të detyrës. Nuk është bërë e mundur kapja e autorit menjëherë. Lidhur me aludimin se ka patur mungesë transparence, nuk hyn te kategoritë e ngjarjeve sensitive. Ne i kemi referuar, të gjitha materialet procedurale në Prokurori, që e ka hetuar këtë çështje.