Aktualitet

Tiranë, zjarr në një lokal në katin e katërt të Gjykatës së Lartë!

Mendohet se ka ardhur nga një shkëndijë elektrike pas ekspresit të kafes, zjarri në lokalin që gjendet në tarracën e Gjykatës së Lartë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse u bë e mundur shuarja e flakëve brenda 3-4 minutave. Objekti rezulton i mbrojtur mirë. Pjesa e Arkivës është në një pozicion tjetër. Vatra e zjarrit ishte shumë e vogël.

Pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit ndërhyjnë për lokalizimin e shuarjen e flakëve pranë kryqëzimit të “Myslym Shyrit” me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Zjarri ra pak minuta pas orës 08:00 të mëngjesit. Më herët, në njoftimin zyrtar të Policisë Tiranë, theksohej:

Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.