Showbiz

Tom Hanks dhe Rita Wilson qëndrojnë pozitivë pavarësisht Koronavirusit dhe karantinimit

Ditën e kaluar u konfirmua se çifti i famshëm i aktorëve Tom Hanks dhe Rita Wilson janë të infektuar me Covid-19 dhe do të qëndrojnë në karantinë për të paktën 2 javë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, dyshja kanë treguar se pavarësisht situatës së vështirë ata po qëndrojnë pozitivë dhe po zbatojnë të gjitha rregullat përkatëse për tu shëruar nga Koronavirusi.

“Ne po qëndrojmë të izoluar në mënyrë që të mos infektojmë askënd tjetër që mund të ketë simptoma shumë më të rënda se ne. Po i marrim ditët një e nga një e po kujdesemi për veten dhe të tjerët. Pavarësisht situatës po qëndrojmë pozitivë” -shkruan fituesi i çmimit “Oscar” në një postim në Instagram.

Kujtojmë se Tom Hanks dhe Rita Wilson u infeksuan gjatë qëndrimit në një hotel në Australi teksa ishin në xhirimet e filmit më të ri mbi jetën e Elvis Presley.