Showbiz

Tuna shtatzënë për herë të dytë

Kanë kaluar pak muaj që nga momenti kur Tuna u përfol për një shtatzëni të mundshme pasi u vu re barku i saj i rrumbullakosur gjatë një koncerti në Gostivar.

Nga ana tjetër, mediat po shkruanin rreth lajmit se Tuna ishte divorcuar nga bashkëshorti Patris. Dyshimet nisën nga fakti që çifti nuk po e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, po jetonin në distancë dhe nuk shfaqeshin më bashkë në publik.

Me kalimin e kohës, zërat, për shtatzaninë edhe për divorcin nisin të besoheshin, por pa një provë të sigurtë deri më tani.

Burime të afërta kanë konfirmuar se këngëtarja është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Mesa duket edhe kjo shtatzëni nuk e ka afruar Tunën me partnerin e saj, saqë mbetet të aludohet se çfiti është në prag divorci.

Po ta vini re në disa nga fotot e fundit në Instagram duket sikur po fsheh diçka me stilin e saj të veshjes apo mënyrës si pozon, gjithsesi tashmë mbetet vetëm një konfirmim nga vetë Tuna.

https://www.instagram.com/p/CHnzjt_HLAM/?utm_source=ig_web_copy_link