Showbiz

Tupac është gjallë dhe jeton i lumtur në Somali?

Reperi më i famshëm në histori Tupac Shakur humbi jetën në vitin 1996 në Las Vegas pas një sulmi me armë zjarri. Ai u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare por që nga ajo kohë, dhjetra teori konspirative deklarojnë se ai është gjallë.

Vitin e kaluar një foto e Tupac duke bërë selfie në Cuba u bë menjëherë virale dhe kjo ishte një provë e fortë se ai është gjallë dhe se përgënjeshtroi vdekjen e tij.

Së fundmi një tjetër teori po bën xhiron e internetit. Një djalë i quajtur Suldaan Mehdi ka postuar një foto në rrjetin social Twitter ku shkruan se ka parë Tupac-un dhe kolegun e tij reper Yaki Kadafi në Somali shëndoshë e mirë.

Sipas individit dy artistët ishin në makinë dhe po flisnin me shenja me njëri-tjetrin pasi dyshonin se dikush kishte zbuluar vendndodhjen e tyre. Kadafi ka ndërruar jetë në të njejtën mënyrë 3 muaj pas largimit nga jeta të Tupac Shakur.