Showbiz

“Turp të keni”, Tom Hanks kritikon të gjithë ata që nuk mbajnë maska në publik

Ai ishte personazhi i parë i famshëm i cili konfirmoi publikisht se ishte infektuar nga Koronavirus gjatë muajit mars.

Tom Hanks ka shpërndarë një video sensibilizimi për të gjithë qytetarët që të mbajnë maska në daljet në publik dhe të respektojnë distancimin social.

“Mbani maskë, lani duart shpesh, ruani distancën nga njëri-tjetri. Këto janë hapa kaq të thjeshtë dhe nëse nuk i bëni dot, t’ju vijë turp” -tha ai gjatë monologut të tij.