Showbiz

U infektuan me Koronavirus, aktorja indiane dhe e bija përfundojnë në terapi intensive

Pak ditë më parë u bë e ditur se ylli i Bollywood, Aishwarya Rai dhe vajza e saj 8-vjeçare u prekën nga Koronavirusi.

Burimi i infektimit ishte bashkëshorti i saj 44-vjeçar Abhishek Bachchan dhe babai 77-vjeçar Amitabh të cilët u shtruan në spital.

Aktorja e famshme dhe vajza e saj ishin në gjendje të stabilizuar dhe ndodheshin të vetëkarantinuara deri ditën e kaluar.

Së fundmi mësohet se vajzat kanë përfunduar në spital dhe gjenden në terapi intensive pasi kishin shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Ende nuk dihet se sa kohë do të duhet që gjendja e tyre të stabilizohet sërish.