Lajmet e fundit

U kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë, arrestohet shoku dhe menaxheri i Efit!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 3 persona nga efektivët e anti-drogës së Policisë së Vlorës. Të arrestuarit po shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi. Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Xhoi Bare një nga të arrestuarit është menaxheri dhe shoku i Efi Dhedhes. Kujtojmë që teksa Efi ishte pjesë e “BBV” Bare dilte në intervista si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagram-in madje pas herës së parë që doli Efi ata ishin bashkë me pushime në Tailandë.

Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Tashmë kanë nisur përgatitjet për xhirimet e sezonit, i cili do të zhvillohet në Turqi dhe janë zbuluar disa nga ish-banorët e “BBV2”, të cilët do të jenë pjesë e këtij formati. Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë postuar një video së bashku në aeroportin e Turqisë dhe më pas edhe Keisi Medini ka postuar një foto nga fluturimi drejt Turqisë. Kiara Tito gjithashtu do të jetë pjesë edhe pse aludohet se ajo të jetë moderatorja e programit. Tashmë na mbetet vetëm të presim se kush do të jenë pjesëmarrësit e tjerë dhe nëse Efi do të jetë pjesë apo jo.