Gossip

U kapën mat! Rihanna dhe A$AP Rocky fotografohen për herë të parë bashkë!

Diva e muzikës pop, Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky. Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” pak ditë më parë se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Së fundmi, ata janë fotografuar për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e New York. Rikujtojmë, se A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Të dy janë munduar të fshihen por nuk ia kanë dalë. Dy artistët janë fotografuar me kapele e maska, por gjithsesi nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve. Rihanna kishte veshur një palë pantallona të bardha dhe një xhup, këpucë të bardha dhe një xhaketë me ngjyrë krem.

Epo, ne i urojmë dyshes një lidhje sa më të gjatë me njëri-tjetrin!