Gossip

U tha se i dhanë fund lidhjes, dyshja e famshme vërteton të kundërtën!

Aktori i njohur, Zac Efron u bë kryefjala e mediave kur i dha fund lidhjes disa-vjeçare me Vanessa Hudgens. Ai nisi një lidhje të re me modelen Vanessa Valladares, po i njëjti emër si ish-e dashura e tij. Dyshja u kthye në çiftin më të komentuar në media. Ata madje po kërkonin për një shtëpi së bashku në Australi, ku aktori do të jetonte për shkak të partneres së tij.

Sipas “The Sun”, 33-vjeçari ka nisur xhirimet për filmin “Gold” dhe pikërisht për këtë fakt u aludua se distanca është bërë pengesë për dashurinë e tyre. Për çiftin u tha se ata kishin vendosur t’i japin fund lidhjes pa nisur ende bashkëjetesën.

Mirëpo, duket se lajmet kanë qenë të rreme, pasi Zac dhe partnerja e tij janë më të lumtur se kurrë. Ata janë fotografuar duke shijuar rrezet e diellit në Sydney dhe vërtetuan se për të gjithë se nuk ka pasur asnjë ndarje.