Showbiz

U zhduk nga rrjetet sociale, ja çfarë po ndodh me Rina Balaj

Pak ditë më parë të gjithë u habitën nga fakti se reperja e njohur nga Kosova, Rina Balaj mbylli të gjitha profilet e saj sociale duke u zhdukur papritur pa dhënë asnjë shpjegim.

Më vonë ishte motra e saj e cila tregoi se reperja do të shkëputej nga të gjitha platformat e saj dhe se për sa kohë ende nuk e dimë. Madje, shumë nga fansat e saj u frikësuan se ajo mund të hiqte dorë edhe nga karriera muzikore por sot na vërtetohet e kundërta.

Adelina Ismaili ka postuar një foto të reperes në Insta Story ku tregon se Rina jo vetëm që nuk është shkëputur nga muzika por do të vijë së shpejti me këngë të reja që priten të jenë shumë të suksesshme.

Sa i përket profilit të saj në Instagram, ai tashmë është nën drejtimin e shtëpisë diskografike me të cilën bashkëpunon, “On Records”.