Celebrities Gossip Showbiz

Do të na duhet të presim edhe shumë pak për surprizën më të re nga Rina!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ Rina na ka treguar se ndodhej në Greqi dhe se po xhironte videoklipin e këngës së saj të re. E mesa duket, gjithçka ka përfunduar dhe jemi gati të dëgjojmë surprizën që bukuroshja ka përgatitur për ne. ‘Daddy’ nga artistja do të lansohet në 16 korrik dhe këtë e ka zbuluar vetë Rina me anë të një Instastory.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi së bashku me make-up artisten e saj ka ndarë një video ku shfaqet nga momenti që është pa lyer e deri kur përfundon grimi i saj. E ky padyshim që është një veprim i guximshëm pasi jo shumë vajza të showbiz-it shfaqen jo të kuruara deri në detaje. Duket se ndjekësve të Rinës iu ka pëlqyer shumë ky veprim dhe këngëtarja ka reaguar lidhur me këtë.