Celebrities Gossip Showbiz

Unaza e martesës së Lily Collins tanimë në duart e hajdutëve…

Së fundmi, disa hajdutë kanë hyrë në hotelin luksoz ku po qëndrontë aktorja e njohur Lily Collins dhe kanë vjedhur unazën e martesës së saj. Aktorja, thuhet se po shijonte një ditë në spa në West Hollywood. Kur u kthye, ajo u trondit kur pa se sendet ishin vjedhur, duke raportuar se nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me forcë. Grabitja është klasifikuar me vlerë mbi 10,000 dollarë, por ende nuk është bërë asnjë arrestim. Rikujtojmë, se ylli i “Emily In Paris” u fejua me regjisorin Charlie McDowell në shtator të 2020-ës dhe u martuan një vit më pas. 

Lily Collins ka aktruar që në moshën 2-vjeçare dhe e famshme që në adoleshencë, duke marrë çmime dhe vlerësime gjatë rrugës. Por që nga suksesi fenomenal i “Emily in Paris”, karriera e Lily Collis ka ndryshuar duke e bërë atë parisiene e preferuar e të gjithëve. Në këtë artikull Lily flet për admirimin e saj për pozitivitetin e palëkundur të alter egos së saj si dhe projektet e reja emocionuese në të cilat po punon.