Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Unaza prej floriri e Kobe Bryant shitet në ankand për një shumë marramendëse

Një unazë 14 karatëshe prej floriri dhe diamanti që i ndjeri Kobe Bryant i kishte blerë mamasë së tij, u shit në ankand për një shumë marramendëse.

Unaza e veçantë u ble nga një person anonim prej 206.080 dollarë në ankandin “Goldin” në Los Angeles, ditën e kaluar.

Ky send me vlerë u ble nga ish-basketbollisti i NBA në vitin 2013 si dhuratë për mamanë e tij.

Kujtojmë se Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare humbën jetën më 26 Janar pas një aksidenti me aeroplan në Calabasas.