Showbiz

Unikkatil vjen për herë të parë me një videoklip

Fansat e Unikkatil do të kenë mundësi ta shohin për herë të parë artistin e tyre të preferuar në një videoklip.

Reperi i famshëm dhe Bloody Alboz janë në xhirimin e një klipi për një projekt të ri muzikor dhe këtë e ka konfirmuar kolegu i tyre reper Klepto me anë të një fotoje të postuar në historinë e Instagram-it.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth klipit apo këngës por ka treguar vetëm se në të do të ketë edhe pamje nga koncertet e Unikkatil. Ky i fundit kurrë nuk është paraqitur me një klip ndërsa fansat kanë qenë të limituar vetëm me versionet audio të projekteve muzikore.

Kujtojmë se ai prej 19 javësh është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare me “1 Milion Rrugë” e cila momentalisht mban vendin e parë në “The Top List”.