Bota

Varhelyi: Javën e ardhshme mbërrijnë 651 mijë vaksina Pfizer në Ballkanin Perëndimor!

Oliver Varheyli, Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian jep lajmin se javën e ardhshme do të mbërrijnë në Ballkanin perëndimor 651 mijë vaksina  Pfizer.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri Varheyli thekson se javën që vjen do të udhëtojë edhe vetë në Ballkanin Perëndimor, për të sjellë dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer-BioNTech.

 

Kujtojmë se nga kjo dërgesë e BE, 145.000 doza vaksine do të sillen në Shqipëri. Komisioneri Verhelyi shkruan:

Unë do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, pasi vaksinat e para kundër Covid-19 të financuara nga BE arrijnë në rajon. 651 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech do të dorëzohen në muajin maj deri në gusht për të rritur fushatën e vaksinimit. Ne kujdesemi!