Celebrities Gossip Showbiz

“Vendosa pelenë…”/Aktorja e njohur tregon se si e gjeti zgjidhjen për të urinuar kur ishte bllokuar në trafik!

Aktorja e njohur amerikane, Tori Spelling i befasoi së fundmi të gjithë me një deklaratë të saj, duke thënë se si e gjeti zgjidhjen për të urinuar kur ishte bllokuar në mes të një trafiku të ngarkuar. Duke qenë se nuk kishte asnjë opsion tjetër për të përdorur tualetin, Spelling tha se vendosi pelenën e njërit prej fëmijëve të saj. Incidenti kishte ndodhur vite më parë.

Një herë kur djali ishte ende në pelena, kisha nevojë të urinoja. Kisha mbetur në trafik dhe mendoja me vete që nuk do të mund të duroj derisa të mbërrij në shtëpi. Kështu, kontrolloja në çantën time dhe gjeta një pelenë.

Spelling më pas shpjegoi se kjo ishte zgjidhja e vetme, pra me kuptimin e plotë të fjalës ajo vendosi një pelene për të urinuar.

Spelling, e njohur më së shumti për rolin e saj si Donna Martin në serialin “Beverly Hills, 90210”, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, gjithashtu aktori Dean McDermott. Çifti kanë qenë të martuar për 18 vjet. Aktorja ka deklaruar si datën e ndarjes 17 qershor 2023 dhe si arsye mospajtimet e papajtueshme. Çifti kishte gjithashtu pesë fëmijë në martesë. Spelling i kërkoi gjykatës kujdestarinë e fëmijëve dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore, sipas së cilës babai mund t’i vizitonte fëmijët sipas marrëveshjes.

Gjithashtu, ajo i kërkoi gjykatës që McDermott t’i paguajë alimentacionin, por edhe t’i hiqet mundësia për t’i kërkuar mbajtje. U la të kuptohet se martesa e tyre po shkonte në një drejtim jo të mirë që në qershor 2023, pasi Dean njoftoi në profilin e tij në Instagram se pas 17 vjet martese dhe pesë fëmijëve, ai po divorcohej nga gruaja e tij.

Me trishtim të madh dhe me zemër të rëndë ju njoftoj se pas 18 vitesh martesë dhe pesë fëmijëve të mrekullueshëm, unë dhe Tori Spelling kemi vendosur të ndahemi. Pavarësisht fillimit të ri për ne, ne do të vazhdojmë të rrisim fëmijët tanë së bashku. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe të vështirë tranzicioni, në mënyrë që të gjithë ta kalojmë sa më lehtë.