Botë e Çuditshme Gossip

Vështirësitë me të cilat përballet gruaja me këmbët më të gjata në botë!

Gruaja që mban rekordin botëror për këmbët më të gjata ka treguar vështirësitë e saj për të gjetur rroba që i përshtaten. Maci Currin nga Austin, Teksas, është bërë virale në rrjete sociale pasi ka ndarë video duke demonstruar gjatësinë e saj të pabesueshme, mbi 2 metra.

21 vjeçarja zbuloi se merr reagime të shumta nga njerëzit, madje shumë prej tyre e krahasojnë me personazhe të filmave horror. Por, kjo nuk i pengon asaj të pretendojë se i pëlqen të jetë unike. “Unë kam qenë gjithmonë më e gjatë se të gjithë. Unë kam qenë gjithmonë një kokë mbi të gjithë”,-tha Currin.

“Kishte një rast kur po luaja. Isha në klasën e dytë dhe dikush më pyeti nëse isha në shkollë të mesme për shkak të gjatësisë”,-shtoi amerikanja, duke theksuar se në atë kohë e urrente gjatësinë që kishte pasi nuk mundet të gjejë rroba të përshtatshme. Edhe pse disa përdorues e përqeshin, të tjerë mendojnë se ajo duhet të jetë modele falë gjatësisë së saj.