Botë e Çuditshme

Vetëm pak minuta me telefonin e mamit në dorë dhe bëri namin me blerje në Amazon/”Autorja” amerikane është vetëm 5-vjeçe!

Për pak kohë i la telefonin celular vajzës së saj 5-vjeçe, pa e ditur se do ta gjente veten me një faturë të konvertuar në 2 mijë e 700 euro nga Amazon. Ky rast nuk është i pari dhe as i fundit e kush e dëgjon thotë: epo këto janë raste të përsëritura, por kur e pëson… Dhe ka diçka për të treguar Jessica Nunes nga Westport, Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëna 26-vjeçare harroi të aktivizonte bllokimin dhe e vogla, Lila, grumbulloi lodra, gati për blerje.

Shumë e vështirë për t’u marrë si e vërtetë. Duke mos i besuar syve, fillimisht mendoi se ishte një mashtrim, por kur hapi historikun e blerjeve zbuloi listën e tyre: biçikleta elektrike, çizme kauboj e madje edhe një Jeep, të gjitha lodra.

Telefon i pambikëqyrur

Jessica harroi të instalonte aplikacione shtesë aty ku mund të bëni blerje pa pasur nevojë të konfirmoni kartat e kreditit.  Ia la telefonin vajzës kur ishin në makinë, por ishte e bindur se ajo po luante një nga lojërat e shkarkuara në smartfonin e saj. Dhe në vend të kësaj, vogëlushja po bënte blerje të detyruara në Amazon.

Zbulimi

Për “Good Morning America”, nëna zbuloi se vajza e saj Lila kishte blerë lodrat e shumëdëshiruara pas një mëngjesi në park. Fillimisht pa fëmijët e tjerë duke luajtur me gjërat që më pas i bleu. Për fat, të gjitha blerjet e papritura tashmë janë anuluar ose rezultojnë në proces kthimi.

Mesazhi për prindërit

“E mori si një përvojë nga e cila duhej të kisha mësuar”, – tha Jessica më vonë.

Kuptova se duhej të vendosja një fjalëkalim në telefon e të isha më e kujdesshme kur vajza ime përdor telefona dhe tableta.

Fëmijët mund të hasin çdo gjë. Sa për Lilën, kjo ishte dhe një mundësi për të folur me të për vlerën e parave dhe rëndësinë si të fitosh atë që dëshiron.