Celebrities Gossip Showbiz

“Vetëm plumbi në ballë mund të…”, Dafina Zeqiri rrëfen momentin më të vështirë të jetës!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Së fundmi, Dafina gjatë një interviste, ku ka folur rreth jetës së saj personale.

Krijuesja e hitit “Harroj” tregoi se momenti më i vështirë i jetës së saj ka qenë në moshën 16-vjeçare, kur ajo ka përjetuar shumë trauma. Zeqiri shtoi se i ka kaluar ato si fëmijë pa pasur nevojë që të kërkojë ndihmë mjekësore.

Para se ta filloj karrierën kam përjetuar momentin më të vështirë. Ka ndodhur kur kam qenë 16 vjeçe, kam përjetuar shumë trauma. I kam kaluar si fëmijë dhe nuk kam pas nevojë që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. Mbas asaj vetëm plumbi në ballë mundet që t’më ndalin…

Këtë fillim sezoni veror, artistja ka publikuar 5 projekte muzikore, 4 prej tyre në bashkëpunim dhe një soli e padyshim të gjitha numërojnë miliona klikime në platformën YouTube duke rezultuar një sukses i vërtetë. E për gjithë mbështetjen e madhe nga ndjekësit e saj, së fundmi me anë të një postimi në Instastory i ka falenderuar publikisht me fjalët më të bukura.