Celebrities Gossip Showbiz

“Vetëm pse të mungon dikush, nuk do të thotë se ke nevojë për të!”, Mozzik reagon pas ‘thumbave’ që u menduan për Loredanën

Mozzik dhe Loredana janë padiskutim një makineri hitesh dhe sidomos kur bëhen bashkë çdo këngë e tyre numëron miliona klikime. Megjithatë, duket se gjërat mes çiftit nuk po shkojnë dhe aq mirë. Pas një krisje jo pak të gjatë mes tyre, duket se marrëdhënia është lëkundur sërish.

Pak ditë më parë dy artistët zgjodhën të mos ndiqeshin më në rrjete sociale, duke lënë vend për dyshime. Ajo që i ka bërë ndjekësit të dyshojnë edhe më shumë janë Instastory-t e Mozzik ditën e sotme. Reperi në një seri shprehjesh që postoi dukej se kishte një dedikim të feshur pas tyre.

Vetëm sepse të mungon dikush nuk do të thotë se ke nevojë për ta në jetën tënde. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos i lë idiotët të të prishin ditën. Mos harro të biesh në dashuri me veten tënde njëherë. Rregulli numër një në jetë: Bëj çfarë të bën të lumtur. 

Megjithatë Mozzik ka reaguar duke treguar se nuk ka asgjë që lidhet me jetën e tij private, thjesht ka dashur të motivojë ndjekësit e tij. Nga ana tjetër, Loredana ende nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë kujtojmë se dyshja po lançon albumin e tyre më të fundit “No Rich Parents” dhe kënga më e fundit e publikuar është ‘Nëse don’ e cila ka afro 7 milion klikime, ashtu si shumë bashkëpunime të tjera mes tyre që numërojnë miliona klikime. “Nëse don” zbulon në fillim të këngës me një tekst të shkruar në gjuhën gjermane se gjithë fitimet monetare nga ky album do të shkojnë për fëmijët në nevojë.