Showbiz

Victoria Beckham: Vajza ime ka një jetë sociale më të mirë se unë

Ajo kurrë nuk ndalet së foluri për 4 fëmijët e saj me bashkëshortin David Beckham nëpër intervista të ndryshme dhe në një intervistë të dhënë për “Vogue Australia”, Victoria Beckham ka treguar se vajza e saj 5-vjeçe ka një jetë sociale më të mirë se ajo.

“Harper ka një jetë sociale më të mirë sesa unë”, ka thënë stilistja 42-vjeçare, duke shtuar se 5-vjeçarja ka shumë shokë dhe shoqe. “Harper mëson shumë në shkollë dhe është shumë e shoqërueshme, kështu që ka shumë miq”.

“Fëmijët e mi janë shumë të lumtur dhe kjo është shumë e rëndësishme, ata janë të lumtur, kofident dhe të sigurt në vetëvete”, vijon më tej Victoria duke iu referuar edhe 3 fëmijëve të tjerë, Brooklyn 17-vjeç, Romoe 14-vjeç dhe Cruz 11-vjeç.