Celebrities Gossip Showbiz

Wow! Marina konfirmon shtatzëninë me fotot më të bukura

Gjithashtu për Marina Vjollcën është përfolur shumë kohëve të fundit se është në pritje të ëmbël. Të gjitha këto aludime kanë ardhur jo pa qëllim, pasi Marina ka shumë kohë që nuk ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dhe ajo që shtoi më shumë dyshimet kohëve të fundit ishtë InstaStory i saj ku shkruante:

Faleminderit Zot për gjithçka!

Por së fundmi deklarata e mikut të saj të ngushtë, Eraldo Rexho duket se i ka trazuar ujërat dhe po largon pak nga pak dyshimet në lidhje me shtatëzëninë e Marinës. Teksa ishte i ftuar gjatë një interviste ai u pyet në lidhje me personazhin i cili do të ishte në kopertinën e “Revista Who”, ai u shpreh se:

Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde.

E duket se pas kaq shumë aludimeve, vetë Marina vendosi ta deklarojë këtë gjë me disa fotografi ku duket vërtetë magjike! Teksa mban veshur një mbulojë paksa të errët, por transparente, prezantuesja bukuroshe ka zbuluar barkun e rrumbullakosur dhe ishin pamjet më të bukura që mund të na ofronte.

Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!

Edhe pse nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth gjinisë apo emrit të foshnjës, më në fund Marina konfirmoi shtatzëninë dhe ne i urojmë një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme fëmijës!