Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “Game Of Thrones” i bashkohet aplikacioneve të takimeve!

Ylli i “Game Of Thrones”, Alfie Allen thuhet se është regjistruar në aplikacionin e takimeve me të famshëm “Raya”. Aktori, i cili u bë i famshëm si Theon Greyjoy në serinë hit të HBO, është parë në aplikacion, teksa ylli tregoi se ishte në Londër dhe kërkonte një vajzë për të dalë.

“The Sun” ka zbuluar se profili i tij tregon Alfie duke pozuar në një ‘selfie’ ndërsa në një tjetër fotografi është fotografuar si fëmijë dhe një tjetër është qeni i tij, Ata. Sipas profilit të tij, vendi i tij i preferuar për të ngrënë është “In-N-Out Burger” në Hollywood.

MailOnline kanë kontaktuar përfaqësuesit e Alfie për koment. Aktori e mban jetën e tij personale shumë private, megjithatë ai ishte i lidhur për herë të fundit me të dashurën e artistes Nicole Della Costa. Ndërkohë, Alfie ka qenë edhe më parë në lidhje me aktoren Jaime Winstone, pasi dyshja kishin një lidhje on/off për më shumë se shtatë vjet dhe për herë të fundit u fotografuan së bashku në verën e 2015.