Gossip

Zac Efron nxjerr në shitje vilën e tij super luksoze! E dini arsyen përse?

Aktori i njohur, Zac Efron është duke e shijuar në maksimum romancën e tij të re. Artisti është arratisur drejt Australisë me dashurinë e tij të jetës, dhe mesa duket shtëpia në Los Angeles nuk i nevojitet më. Ai ka vendosur që shtëpinë me vlerën 5.8 milion dollarë ta nxjerri në shitje për vlerën 7.8 milion dollarë.

Vila super luksoze trekatëshe ka shumë dhoma dhe një pishinë rrethore.

Teksa po qëndron në Australi, Zac Efron ka ndryshuar edhe modelin e tij të flokëve dhe duket një yll i vërtetë. Në fotot e ndara në Instagra,, ylli 33-vjeçar shihet duke buzëqeshur me stafin e Attaboy ndërsa tregon modelin e tij të ri.