Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet banorja e tretë e “Big Brother Vip”!

“Big Brother Vip” nis pas pak minuash dhe të gjithë shqiptarët po e presin me padurim këtë spektakël gjigant. “Big Brother” ka rezultuar shumë i suksesshëm edhe në vitet e mëparshme, por duket se ky sezon i cili do të ketë personazhe publike shumë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, do të arrijë kulmin.

Ndërkohë që pak orë më parë u zbuluan dy personazhet e parë publike pjesë e shtëpisë, vetëm para disa minutash producentja Lori Hoxha bëri publik edhe emrin e banores së tretë. Bëhet fjalë për gazetaren e terrenit prej shumë vitesh tashmë, Rudina Demneri, të njohur gjerësisht si Paloma.

Në kronikën e transmetuar në Top Channel gjithashtu, Arbana Osmani ka zbuluar se kush do të jenë dy opinionistët e “Big Brother Vip” dhe bëhet fjalë pikërisht për Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Për sa i përket dy banorëve të parë të shtëpise, janë aktorja e njohur e “Portokalli”, Arjola Demiri dhe balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri.

Paloma është ajo që iu shtua kësaj liste, dhe me siguri publiku po pret me padurim të zbulojë të gjithë emrat e banorëve. Kujtojmë se Paloma ka qenë pjesë e Top Albania Radio-s për shumë gjatë dhe i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri të sajin!