Sociale Sot Nuk Është e Hënë

Zbuloni çfarë kontrollon partneri te telefoni juaj!

“Sot Nuk Është e Hënë” vjen edhe këtë të henë nën moderimin e Koloreto Cukalit me një temë sociale tepër interesante. E ftuar ishte gazetarja Blerina Shehu e cila na sjell përgjigjet e sondazheve për temën e diskutuar.

Ky sondazh është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë pyetur 1600 njerëz nga 15 deri në 55 vjeç. Ajo që është për t’u çuditur është se 1 në 2, pra 50% e amerikanëve kanë pohuar që kontrollojnë telefonat e partnerëve të tyre.

Blerina tregon se arsyet pse kontrollohet telefoni i partnerit janë të shumta. Disa duan që të ndjehen keq dhe të gjejnë diçka edhe aty ku nuk ka asgjë.

Sondazhi tregon se ajo që kërkohet më shumë janë tekstet, mesazhet e tekstit. Të dytat në radhë janë mediat sociale, ndërkohë të tretat janë fotografitë. Në vend të katërt kontrollohen thirrjet, historiku i thirrjeve. Në vend të peste qëndron historiku i internetit dhe në të fundit janë email-et.

Ky sondazh është bërë në SHBA dhe jo në Shqipëri. Lidhur me këtë, Koloreto mendon se përgjgjet e statistikave do të ishin të njejta edhe në vendin tonë. Ndërsa Blerina, supozon se ndoshta në Shqipëri statistikat do të ishin edhe më surprizuese, me një nivel më të lartë njerëzish që kontrollojnë telefonin e partnerit.