Aktualitet

Zjarr i madh në kodrat me ullinj në Finiq, rrezikohen disa shtëpi

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë në Finiq. Mësohet se flakët janë shumë afër banesave dhe rrezikohen disa prej tyre.

Sakaq, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Romeo Çakuli, ka deklaruar se ka kërkuar ndihmën e helikopterit.

Ndërkohë, kanë shkuar zjarrfikësit e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës. Gjithashtu, në fikjen e tij kanë dalë dhe banorët.

Ndërsa, shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.