Aktualitet

Zjarr në spitalin e Shkodrës, lokalizohen flakët/Shkaku dyshohet aksidental!

Zjarr në mjediset e Spitalit Rajonal Shkodër, fatmirësisht pa të lënduar, por me dëme materiale. Zyrtarisht bëhet e ditur se flakët ranë në katin e katërt, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë dhe ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu përhapjen e tyre në dhomat e tjera.  Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, ndonëse paraprakisht dyshohet të jetë aksidental.

Shkodër/Informacion paraprak:

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.