Politikë

PD Homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit

Pas presidentit Meta ishin demokratët që zhvilluan homazhe sot pranë Memorialit të Azem Hajdarit në Tiranë, në 21-vjetorin e vrasjes së Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Ndërsa u zotua për t’i çuar në fund amanetin për një Shqipëri europiane e demokratike, kryedemokrati Basha tha se “Plaga e hapur më 12 Shtator të 1998-ës është ende aktuale”: ” Sot në këtë 21 vjetor është akoma plagë e hapur, krimi vazhdon të ketë uniformën e posteve shtetërore. Shqiptaret kërkojnë shpëtim rrugëve të botës”. Më pas, demokratët iu bashkuan familjarëve të Azem Hajdarit dhe për homazhe në varrin e Heroit të Demokracisë, në Varrezat e Dëshmorëve.