Aktualitet

Bllokohet puna në Hipotekën e Durrësit, probleme në sistemin online

Bllokohet prej 5 ditësh puna në Hipotekën e Durrësit. Për shkak të problemeve në sistemin online, punohet në mënyrë manuale që ka krijuar radhë të gjata përballë sporteleve, ndërsa temperaturat shënojnë mbi 37 gradë celcius. Zyrat e Hipotekave po përballen me fluks këtë periudhë, për shkak të emigrantëve që përfitojnë nga koha në vendlindje për të regjistruar banesat. Sistemi krijoi probleme për shkak të mbingarkesës.