Aktualitet

Ilir Meta për prishjen e Teatrit: “Ka indinjuar dhe artistët në Europë”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i rikthehet mesazheve pas prishjes së Teatrit Kombëtar duke vënë në dukje se “ka indinjuar dhe artistët në Europë”. Meta zgjodhi të publikojë këngën me titull “Atë natë të shtune, përse?” që mban firmën e dy artistëve zviceranë Marco e Daria Zappa. Në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se “Ata e krijuan si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit”. “Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës e barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art”, – thekson presidenti. Sipas Metës, “Kënga homazh duhet të na zgjojë e frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”.