Politikë

Rama: Mos prisni të merrem më me “pengmarrësin” e Kushtetutës në Presidencë

Vijon këmbimi i ndërsjellë i akuzave mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Pas “gurit” të hedhur nga Meta në mëngjes, është kundërpërgjigjur edhe kreu i qeverisë. “Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave”, shkruan Rama në rrjete sociale. Sipas kryeministrit, ajo që do t’i japë fund kësaj maskarade do të jetë Gjykata Kushtetuese.