Aktualitet

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri, ja marka më e preferuar!

Teksa popullsia e vendit është në rënie, Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me shtim të numrit të mjeteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, praktikisht 1 në 4 persona në vend ka një veturë, pasi deri në fund të muajit mars ishin të regjistruar 715.700 autovetura, kurse në total janë të regjistruara 887.321 mjete.

“Në tremujorin e parë 2024, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Mars 2024 rezulton 887.321 mjete. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,7 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,2 %) dhe “Motor” (5,6 %).

Gjatë tremujorit të parë 2024, janë regjistruar për herë të parë 21.265 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,4 %) dhe “Motor” zënë (6,4 %)”, thuhet në raportin e INSTAT.

Në tremujorin e parë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e
Tiranës, duke zënë 34,7 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i
Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i
Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve
rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 16,0 % dhe “Daimler Chrysler” 8,6 %.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të
regjistruara për herë të parë me 21,2 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,8 %.

Gjatë tremujorit të parë 2024, janë regjistruar për herë të parë 21.265 mjete rrugore. Në kategorinë e
mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të
mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,4 %) dhe “Motor” zënë (6,4 %)