Showbiz

12 ditë pas dasmës, Pamela Anderson i jep fund martesës së saj të pestë

Rreth 2 javë më parë mësuam se aktorja Pamela Anderson u martua për herë të pestë me producentin Jon Peters i cili ka qenë i dashuruar me të për 35 vite.

Ata nisën të postonin foto së bashku pas një dasme sekrete madje Pamela filloi të përdorte mbiemrin e Jon.

Nuk ka kaluar as edhe 1 muaj dhe 52-vjeçarja tha në një intervistë për “Hollywood Reporter” se ajo dhe Jon nuk i kanë plotësuar dokumentat e martesës pasi po e shqyrtojnë edhe një herë lidhjen e tyre.

“Jeta është një udhëtim dhe dashuria një proces. Ne kemi vendosur që të anulojmë formalizimin e çertifikatës tonë martesore në mënyrë që rivlerësojmë atë çfarë duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri” – u shpreh ajo.