Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u nderua së fundmi me një statujë prej dylli nga muzeu “Madame Tussauds Istanbul” në qytetin e Stambollit. Në këtë skulpturë, artistja e hitit “Levitating” shihet me një nga veshjet skenike të tourit “Future Nostalgia”. Kjo veshje ikonike e saj, shoqëroi Dua Lipa-n në të gjitha koncertet ku promovoi albumin e saj tejet të suksesshëm.

2. Pamela Anderson ka zbuluar se po publikon një libër gatimi prej 228 faqesh, i cili përfshin 80 receta të bëra vetë dhe të ndikuara globalisht me bazë bimore. Përveç kësaj, libri përfshin këshilla për dizajnin e qëndrueshëm, si dhe kopshtarinë. Pamela me anë të një postimi në Instagram shkroi se:

Ky libër ishte një punë që doli nga zemra ime, duke u vërshuar në univers, me të gjitha gjërat e mia të preferuara në jetë, me ushqime dhe me çudira. Frymëzuar nga udhëtimet e mia, por kryesisht nga ishulli ku u rrita, një pyll tropikal që meriton gjithë lavdinë. Ky është një libër gatimi dhe një libër jetese, asgjë e zbukuruar dhe argëtim me një lloj gëzimi të përulur. Ajo feston magjinë e vendndodhjeve piktoreske, ku natyra ka gjithmonë vendin e krenarisë në tryezë. Mezi pres që të jetë në të gjitha shtëpitë, nga familja jonë deri te tuajat.

3. Monika Lubonja së fundmi ka kryer një udhëtim të gjatë në Amerikë dhe nga kjo eksperiencë na tregoi pak më shumë sesi fenomeni i Big Brother kalonte kufinjtë e Shqipërisë dhe vinte në ekranin e tyre atje.

Kur kam qenë dhe më thonin se të ndjekim nga Amerika nuk e besoja shumë. Ama kur ka ardhur puna që e kam ndjerë dhe e kam prekur vetë ishin që të gjithë familjet, sidomos të shtunën që ishte pushim aty dhe bëhej nami i madh, ata mblidheshin 7-8 familje. Unë thoja që kam ardhur të dal e të shëtis, jo ta shikoj. Me të vërtetë ishte ashtu. Nuk diskutohej as të dilje, as të haje drekë. Kokoshkat i mësova atje. Mora 5 kile, sepse këtë të bën Big Brother.

4. I ftuar pak ditë më parë në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Drilon Hoxha. I pyetur edhe për fenomenin e edicionit të tretë të “Big Brother Albania VIP”, se cilën nga aktoret aty ai mund ta kishte në një nga filmat e tij të radhës, ai u përgjigj:

Po unë mendoj që Eglën.

5. Një sfidë nga Vëllai i Madh vazhdon prej disa ditësh në shtëpi, ku secili banor duhet të shtyp butonin e kuq që ndodhet në living për të realizuar një provë. Vetëm pak ditë më parë Heidi ishte ajo që shtypi butonin e kuq dhe si pasojë ajo kishte mundësinë të largohej nga shtëpia. E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, pasi shtypi butonin e kuq, Heidi u largua për pak minuta nga shtëpia, për të dhënë një intervistë ekskluzive LIVE në “Ftesë në 5”, në Top Channel. Ndër të tjera banorja u pyet nëse ishte gati të jetonte me prindërit e Romeos dhe ja cila ishte përgjigjja e saj…

Këtë jo. (qesh) E kam thënë, dasma është simbolike, e bukur. Janë disa gjëra që duhen parë jashtë. Ne nuk luajmë dhe gjëja që është e rëndësishme është që ne nuk luajmë me publikun…