Showbiz

2 javë pas lindjes, Lorik Cana shfaq për herë të parë vajzën

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica janë bërë prindër për herë të dytë.

Dy javë më parë erdhi në jetë vogëlushja Enkeleida dhe çifti nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Për herë të parë, Loriku ka vendosur të shfaqë vajzën e tij publikisht.

Ai ka postuar një foto të ëmbël ku mban Enkeleidën në krah duke marrë edhe reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Loriku dhe Monica janë edhe prindër të një vogëlushi të quajtur Boiken.