Showbiz

50 Cent nderohet me yllin e tij në bulevardin “Walk of Fame”

Ishte radha e reperit të famshëm 50 Cent të nderohej me një yll në bulevardin “Walk of Fame”.

Ai u nderua me këtë vlerësim edhe nëpërmjet një ceremonie të vogël ku ishin të pranishëm miqtë e tij të ngushtë, Eminem dhe Dr Dre të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës.

Krahas angazhimeve të tij në muzikë, 50 Cent ka marrë pjesë edhe në role të ndryshme kinematografike.