Aktualitet

Kontrolli në kampin MEK, Yuri Kim: Vendimi për largimin ose jo i takon Shqipërisë!

Në konferencën e lamtumirës për media në përfundim të misionit, ambasadorja amerikane Yuri Kim përsëriti mbështetjen e Uashingtonit lidhur me operacionin policor në kampin MEK të opozitës iraniane, në Manzë të Durrësit. Sipas diplomates, vendimi për t’i larguar apo jo muxhahedinët i takon qeverisë shqiptare, si dhe theksoi se “mbështet të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj”.

Ky është një vendim të cilin duhet që ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë, ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e vendit. Gjithashtu ka terma të caktuar që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj e kështu duhet të bëjnë edhe ata për ju, t’i zbatojnë.

Në të fundit konferencë si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim theksoi se Reforma në Drejtësi nuk është thjesht çështje morale, por për ta patur Shqipërinë aleate më të fortë.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë vendosi një brigadë të ndihmës së sigurisë këtu në Europë. Aktivitetet amerikane në fushën e mbrojtjes janë trefishuar vitet e fundit. Vitin e kaluar, sulmet kibernetike të Iranit, po ashtu treguan kërcënime të reja me të cilat duhet të përballemi së bashku. Shtetet e Bashkuara të Amerikës akorduan 50 milion dollarë për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Lidhjet e biznesit ndërmjet SHBA-ve e Shqipërisë vazhdojnë që të rriten. Ka ende vend për përparim.

Investimet e huaja të SHBA-ve arritën një nivel të ri prej 250 milion dollarësh vitin e kaluar e që është më shumë se dyfishi i atyre para 2022-shit. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme.  Çështja e Reformës në Drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk janë thjesht çështje morale, por që ta kemi Shqipërinë një aleate më të fortë.

Kemi bërë hapa të mëdhenj për partneritetin tonë. Kemi ende për të bërë, por shpresoj që përparimi i tre viteve do të na frymëzojë më tej që të mos dorëzohemi. Kam ndryshuar në shumë mënyra në këto tre vite. Unë do e lë Shqipërinë me respekt të thellë për historinë, traditat, këmbënguljen tuaj. Do të iki me mirënjohje për dashamirësinë tuaj. Do të largohem me simpati e solidaritet për padurimin tuaj, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Do të iki me një respekt për tokën e shqiponjave.