Showbiz

73-vjeçarja energjike Cher, mahnit publikun gjatë turneut të saj muzikor

Ajo vazhdon të jetë mbretëresha e skenës që nga viti 1963.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren Cher e cila edhe pse është 73-vjeçe vazhdon të mahnisë publikun me performancat live.

Momentalisht ajo ndodhet në Berlin në kuadër të turneut të saj muzikor të quajtur “Here We Go Again” dhe duhet thekuar se ka tundur skenën në “Mercedes Benz Arena”.

Këngëtarja ka performuar disa nga hitet e saj të famshme për të cilat është brohoritur pa fund nga publiku i pranishëm. Vokali i saj ishte fantastik po ashtu edhe look-u i veçantë dhe energjia pozitive që përcolli në skenë.