Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

81-vjeçe dhe në super formë, aktorja Donna Mills tregon sekretin!

Në moshën 81-vjeçare, Donna Mills vazhdon të magjepsë publikun me pamjen e saj. Si pjesë e promovimit të serialit të ri “Ladies of the ’80s” ku ajo luan së bashku me Linda Grey, Loni Anderson, Nicollette Sheridan dhe Morgan Fairchild, Donna ndau me “ First for Women” sekretet e mënyrës së saj të jetesës.

Mills theksoi se mban një dietë të disiplinuar.

Unë e dua bukën, akulloren, ëmbëlsirat, por karbohidratet më bëjnë të shtoj në peshë, ndaj përpiqem t’i shmang ato.

Donna shprehet se mbeti shumë e kënaqur kur zbuloi dietën Keto dhe po zgjedh alternativa më të shëndetshme si spageti me kungull në vend të makaronave, të aromatizuara me gjalpë, hudhër dhe djathë parmixhano.

Nëse ajo ndihet e përgjumur, preferon të bëjë një shëtitje ne vend qe të pijë kafe dhe një pjesë thelbësore e dietës së aktores 81-vjeçare është hidratimi. Ajo pi dy shishe ujë në ditë, të cilave herë pas here i shton limon. Dashuria gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Dona është në një lidhje me aktorin dhe producentin Larry Gilman, gati 10 vjet më i ri se ajo.