Botë e Çuditshme

Çifti shkojnë në gjykatë për një tjetër çështje penale, përfundojnë të ndarë!

Një çift britanik zbuloi se martesa e tyre 21-vjeçare përfundoi papritur kur një firmë e hedhur gabim ndryshoi gjithçka. Çifti, i identifikuar si zoti dhe zonja Williams, u ndanë në vitin 2023, kur një përfaqësuese ligjore në Londër bëri një gabim të pazakontë. Vardag tha se avokatët po punonin për divorcin e një klienti tjetër kur hapën gabimisht dosjen e çështjes së Williams dhe aplikuan për një urdhër përfundimtar divorci.

Avokatët zbuluan gabimin dy ditë më vonë dhe Vardags i kërkoi Gjykatës së Lartë të anulonte divorcin e Williams, por Andrew McFarlane, presidenti i Divizionit të Familjes, e hodhi poshtë ankesën. Julian Ribet, firma e të cilit, Ribet Myles, përfaqëson zotin Williams, mbështeti vendimin e gjyqtares. “Avokatët e gruas shpresonin që urdhri të trajtohej si një gabim administrativ dhe të konsiderohej se nuk kishte ekzistuar kurrë,”-tha Ribet. “Ne kundërshtuam në bazë të kërkesës së duhur për divorcin dhe për këtë arsye ishte efektive, pavarësisht nga fakti që avokatët e bashkëshortes kishin aplikuar në fakt në emër të klientit të gabuar“.