Health & Beauty Lifestyle

A bën mirë për shëndetin e qara?/ Sondazhi i TAR, ja si ndahen votuesit!

Të qarit tek njerëzit është një reaksion emocional i shprehur përmes lotëve, i lidhur me ndjenjat e trishtimit, hidhërimin, gëzimin, apo ndonjë emocion tjetër. Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin. Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes. Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia. Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë. Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët. Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresin

Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë. Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative. Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin. Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes. Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

Të pyetur në sondazhin e TAR, votuesit kanë votuar si më poshtë:

A mendoni se e qara bën mirë për shëndetin?

Po 75%

Jo 5%

Nuk e di 20%