Film & Tv

Sondazhi i TAR/Mendoni se Egla Ceno do të rikthehet në lojë?

Ditën e diel Egla Ceno është skualifikuar nga shtëpia e “BBV3”. Pas provokimeve që Meritoni dhe Ilnisa kanë bërë ndaj saj dhe reagimeve që Egla ka pasur ndaj Meritonit, Vëllai i Madh komunikoi këtë vendim për të. Ama diçka e paparashikueshme për banorët dhe të gjithë ne ndodhi mbrëmë. Egla Ceno mund të rikthehet në shtëpinë e “BBV3”. Egla qëndronte e izoluar prej ditës së diel në një nga ambjente e shtëpisë pa dijeninë e askujt.

Kjo u bë e ditur edhe më herët nga një video e publikuar ditën e hënë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram, duke bërë konfuzë të gjithë publikun. Në videon në fjalë, e cila është pa audio, shfaqej Egla, e izoluar në një dhomë të bardhë, e veshur me të njëjtat rroba që u largua ditën e diel.

Teksa ende nuk dihej asnjë informacion, nëse Egla ishte skualifikuar vërtet apo jo, ne ngritëm një sondazh në faqen tonë të Web-it. Pyetja ishte kjo: “Mendoni se Egla Ceno do të rikthehet në lojë?”. Rezultatet, ku shumica mendonin se do të rikthehej, ishin si më poshtë…

Nërkohë sondazhi i ri në faqen tonë është: “Cili prej banorëve mendoni se do të largohet përfundimisht nga BBV?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.