Celebrities Film & Tv Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili nga banorët mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën.

Në lidhje televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili nga banorët e nominuar mendoni se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” këtë javë?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Ledjona 45%, Jetmir 26%, Ilnisa 15%, Egla 7%, Heidi 7%.

Ledjona ka lënë shtëpinë mbrëmjen e djeshme, pas televotimit të hapur të shtunën me pyetjen se ‘kë doni të shpëtoni’. Në nominim këtë të martë ishte Ilnisa, Ledjona, Jetmiri, Egla dhe Heidi. Në fillim shpëtuan Jetmiri, Egla dhe Heidi, duke mbetur në fund Ilnisa dhe Ledjona. Dy konkurrentet lajmin e kanë marrë në studio. Ledjona nuk kishte një biletë kthimi.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web  të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cili nga banorët mendoni se do të lërë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ këtë javë?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.